kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
13.05.2008 Organizim konkurimi i kandidaturave për operatorë privatë radio dhe tv.analogë vendorë Print E-mail

Njoftim për organizimin e konkurimit të kandidaturave për operatorë privatë radio dhe televizivë analogë vendorë

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, bazuar në kërkesat dhe disponibilitetin e frekuencave, në mbështetje të nenit 21 të ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Vendimit nr. 690 datë 31.03.2008, në muajin qershor 2008, do të organizojë konkurrimin e kandidaturave për subjektet që kërkojnë të licencohen, zgjerojnë apo ndërrojnë zonën e licencimit për operatorë privatë vendorë radio e televizivë, për frekuencat e mëposhtme:

Nr. Zona e licencimit Përcaktimi i operatorit Pika e transmetimit Kanali/Frekuenca(UHF/MHz)
1. Prefektura Shkodër TV vendor Tarabosh Kanali 48 UHF
2. Prefektura Lezhë TV vendor Tyrbe Lezhë Kanali 47 UHF
3. Komuna Prezë TV vendor Prezë Kanali 65 UHF
4. Rrethi Shkodër Radio vendore Tarabosh 107.6 MHz
5. Qyteti Bilisht Radio vendore Bilisht 107.7 MHz
6. Rrethi Librazhd Radio vendore Librazhd (kodër) 100.3 MHz
7. Qyteti Vlorë Radio vendore Vlorë 105.2 MHz

Subjektet e interesuar janë të lutur që të depozitojnë aplikimet brenda datës 18.06.2008 ora 10.00, në KKRT, rr. "Abdi Toptani", ish-hotel Drini, Tiranë.

Dokumentacioni i aplikimit, i cili duhet të jetë i mbyllur dhe i vulosur, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, të ndryshuar, duhet të përmbajë:

a) Tabelën e lëndës.

b) Emërtimin e subjektit dhe vendndodhjen.

c) Vendimin e gjykatës (QKRR) për regjistrimin e aplikantit me objekt ekskluziv veprimtarinë rtv, si dhe të gjitha depozitimet e bëra në Regjistrin Tregtar (QKRR) në rastin e personave juridikë. Në rastin e fundit, kërkohet të paraqitet dhe vërtetim nga zyra e Regjistrit Tregtar (QKRR) për të gjitha depozitimet e kryera.

d) Të dhëna mbi kapitalin financiar, i cili mund të jetë në likuiditete dhe/ose asete, duhet të jetë i vërtetuar me ekspert kontabël të autorizuar. Bashkëngjitur dokumentacioni që vërteton pronësinë, ose në formë të likuiditeteve të depozituara në bankë, shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

e) Deklaratë noteriale nëpërmjet të cilës të deklarohet se pronari apo ortakët e shoqërisë nuk zotërojnë licencë të mëparshme për transmetim televiziv vendor në rastin e aplikimit për TV vendor, ose që nuk zotërojnë licencë të mëparshme për transmetim radio vendore në rastin e aplikimit për radio FM vendore, si dhe që nuk kanë aksione në një shoqëri televizive ose radio kombëtare.
-Deklaratë mbi vërtetësinë e të dhënave të paraqitura.

f) Planin ekonomiko-financiar për periudhën e vlefshmërisë së licencës, sipas Kritereve, pika 3.

g) Garancinë bankare që vërteton se aplikanti ka ngurtësuar shumën prej 10% të kapitalit financiar, sipas Kritereve, pika 7. Kjo shumë do të mbetet e paprekur deri në 30 ditë për operatorët radio dhe 60 ditë për operatorët televizivë vendorë ose kabllorë.

h) Projektin teknik të instalimit dhe shfrytëzimit të aparaturave transmetuese radiotelevizive, zonën e mbulimit.

i) Disponibilitetin e frekuencave të lidhjeve pikë më pikë të miratuara nga ERT, për zonën përkatëse të licencimit.

j) Planin e implementimit të projektit, afatin e parashikuar të daljes në transmetim pas marrjes së licencës dhe afatin e instalimit të kapacitetit të plotë.

k) Të dhënat mbi programet, ku përfshihen:
-Programi javor i transmetimit.
-Orë transmetimi në ditë si dhe ora e fillimit dhe mbarimit të transmetimit.
-Raporti i kohës së transmetimit që do të zënë emisionet e prodhuara vetë në lidhje me gjithë kohën e transmetimit.
-Të dhëna statistikore për llojet e programeve që do transmetohen. Informacion, kulturë-art, argëtim-zbavitje, ekranizime, programe për fëmijë, sport, publicitet etj.
-Grila e strukturës programore.
-Përmbajtja e disa programeve që do të transmetohen.

l) Bordi drejtues dhe CV përkatëse, të dhëna mbi numrin e punonjësve që parashikohet të punojnë dhe kualifikimi i tyre.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, deklarimet jo të plota ose të rreme janë kusht skualifikues.

Për operatorët radio e televizivë vendorë ekzistues (që zotërojnë licencë), të cilët kërkojnë të zgjerojnë apo ndërrojnë zonat e licencimit në zonat e mësipërme, dokumentacioni i aplikimit do të merret në shqyrtim vetëm nëse kanë shlyer detyrimet financiare të parashikuara me ligj (pagesën e licencës, pagesën për taksat dhe në rast se kanë, gjobat e vendosura për shkelje të ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 të ndryshuar) për periudhën gjatë së cilës kanë ushtruar veprimtarinë në bazë të licencës së dhënë si operatorë radio e televizivë privatë vendorë.

Aplikimet do të hapen më datë 18.06.2008 ora 10.00, në ambientet e KKRT-së ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit, deri në përfundim të fazës së shqyrtimit paraprak të tyre.

Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:
• Kriteret për dhënien e lincencave për transmentime radio FM dhe televizive;
• Rregulloren për licencimin e operatorëve privatë për transmetim radioteleviziv ku përfshihen kriteret e vlerësimit;
• Rregulloren mbi procedurat e licencimit për operatorë privatë radiotelevizivë,
• Kushtet teknike të instalimit të pajisjeve transmetuese për secilën zonë të shpallur (Pika e transmetimit, kanali, fuqia e transmetimit, etj).

do të tërhiqet pranë Departamentit Ekonomik, kundrejt një pagese të pakthyeshme në masën 1.000 lekë. Me dorëzimin e dokumentacionit të plotësuar do të kryhet edhe një pagesë tjetër e pakthyeshme në masën 10.000 lekë në rastin e aplikantëve për operatorë radiofonikë dhe 15.000 lekë në rastin e aplikantëve për operatorë televizivë, në numrin e llogarisë 01/7029/3613 të KKRT-së, Raiffeisen Bank, Dega nr. 1 Tiranë.

Në mbështetje të ligjit, kandidaturat që do të fitojnë do të shpallen publikisht.

Personi i kontaktit do të jetë:

Elona Kana
Drejtoria Juridike dhe Licencave
Rr. “A.Toptani”, Tiranë.
Nr. tel: +355 4 23 33 70
Fax: + 355 4 22 62 87
Tiranë, më 02/05/2008

 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan