kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) Print E-mail

Për rregullimin dhe mbikqyrjen e veprimtarisë radio-televizive në Republiken e Shqipërisë, krijohet Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari dhe pesë anëtarë, të cilët janë personalitete të jetës shoqërore, kulturore, juridike, ekonomike, edukative, të masmedias dhe të teknikës radiotelevizive. KKRT-ja vepron në mënyrë të pavarur në përputhje me këtë ligj.
colors1.jpg Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit zgjidhen nga Kuvendi Popullor për një periudhe 5-vjeçare, jo me tepër se 2 herë radhazi. Presidenti i Republikes i propozon Kuvendit Popullor kandidaturën për 1 anëtar, kurse 6 kandidaturat e tjera propozohen nga Komisioni i Përhershëm per Mjetet e Informimit Publik në përfaqësim të barabartë midis pozitës dhe opozitës parlamentare. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit zgjidhet nga Kuvendi Popullor ndërmjet 7 anëtarëve të tij mbi bazën e 2 kandidaturave të propozuara me votim të fshehte nga KKRT-ja. Zëvendëskryetari i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit zgjidhet nga vetë KKRT-ja me votim të fshehtë mbi bazën e 2 kandidaturave. Kryetari dhe zëvendëskryetari i mandatit të parë të KKRT-së zgjidhen për një periudhë 6-vjeçare në mënyrë që të sigurohet vijimësia e funksionimit të KKRT-së gjatë ndërrimit 5-vjeçar të anëtarëve në mandatet e ardhshme.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit nuk lejohen:

  1. Të jenë anëtarë të partive dhe shoqatave politike , deputetë ose anëtarë të qeverisë dhe as të deklarohen publikisht apo të veprojnë në interes të tyre;
  2. Të jenë anëtarë të shoqërive anonime, që kanë lidhje me mjetet e informimit masiv ose të përfaqësojnë interesa tregtare, që janë në kundërshtim me funksionimin e tyre;
  3. Të lidhen me interesa financiare, që kanë të bëjnë me transmetimet në radio dhe televizion nëpërmjet pronësisë, marrëdhënieve të punësimit ose tregtare;
  4. Të mbrojnë interesat e një shoqerie apo firme prodhimesh audiovizuale, botime shtypi, reklame ose telekomunikacioni.

 

 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan