 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
| |
|
|
|
|
|
Kryetarja e KKRT Dr.Endira BUSHATI |
|
|
Endira Bushati ka kryer studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1996–2000, duke u diplomuar si “Student i Shkëlqyer” për vitin akademik 2000.
Që nga viti 2000 ka punuar si pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, fillimisht pranë Departamentit të së Drejtës Publike (2000-2002) dhe më pas pranë Departamentit të së Drejtës Civile, ku vazhdon edhe sot si pedagoge e jashtme e lëndës “E drejta e detyrimeve dhe e kontratave”. Gjatë viteve 2001-2003 ka mbrojtur gradën Master në të Drejtë Publike me tezën “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri 1944-1950” Në vitin 2005 është diplomuar në të Drejtë Europiane dhe Ndërkombëtare Tregtare në Universitetin Paris 1 Pantheon-Sorbonne në bashkëpunim me Universitetin e Bukureshtit. Në maj të vitit 2009 ka mbrojtur gradën Doktor i Shkencave Juridike në të Drejtë Civile me dizertacionin me temë: “Begatimi pa shkak” Është autore e disa shkrimeve dhe referimeve në revista juridike shkencore dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë viteve 2002-2009 ka punuar si avokate, eksperte dhe këshilltare ligjore pranë disa institucioneve qendrore të vendit. Zotëron gjuhët: Anglisht, Frëngjisht dhe Italisht.
E-mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Tel:+355 4 2 226 287
|
|
|
|
|
|