 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit
Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.
| |
|
|
|
07. 05. 2009 KKRT merr pjesë në Takimin e 29-të të EPRA-s në Estoni. |
|
|
Dy përfaqësues të KKRT-së po ndjekin sot punimet e takimit të 29-të të EPRA-s në Talin. Zv.kryetari i i KKRT-së, z.Alban Karapici dhe Drejtori teknik, z. Pirro Koçi janë ftuar të marrin pjesë me cilësinë e vendit anëtar të kësaj organizate; n dër të tjera, ata do të raportojnë punën e kryer nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit të Shqipërisë.
Takimi i 29-të i EPRA-s, që po zhvillohet gjatë datave 7 dhe 8 maj në kryeqytetin e Estonisë, ka filluar sot paradite me një përmbledhje të takimit të mëparshëm të EPRA-s, që u mbajt në tetor të vitit të kaluar në Irlandë. Seanca plenare do të vazhdojë me diskutimin e disa çështjeve të hapura në një tryezë të rrumbullakët. Më pas, shtetet pjesëmarrëse do të ndahen në tri grupe pune, që do të diskutojnë më vete çështje speficike: grupi i parë, aktualitetin e radios dixhitale; grupi i dytë, aksesin e personave me aftësi të kufizuara në shërbimet e mediave audiovizuale dhe grupi i tretë, problemet e lidhura me mbrojtjen e të miturve.
Ditën e nesërme, seanca do të fillojë me transparencën dhe përgjegjësitë që kanë entet rregullatore të fushës së mediave elektronike, pasuar nga një tryezë tjetër diskutimesh. Në vijim, do të zgjidhet Komiteti ekzekutiv i EPRA-s, do të bëhet një bilanc i politikës europiane për mediat dhe do të rishikohet Konventa Eurpiane për Televizionin Ndërkufitar. Takimi do të mbyllet me raportimet e shteteve pjesëmarrësve për punën e tyre dhe përcaktimin e programit të takimit të ardhshëm.
Zëdhënësja Armanda Shtëmbari |
|
|
|
Televisioni Dixhital i Europës Juglindore (SEE Digi TV)”
|
|