kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
09.07.2009 Monitorimi i fushatës, KKRT dha garancitë e plota tekniko-profesionale Print E-mail
Monitorimi i mediave elektronike gjatë periudhës zgjedhore të qershorit 2009 nga Bordi i Monitorimit të KQZ-së, pati garancinë e plotë teknike dhe profesionale të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.
Gjithçka u realizua konform Ligjit nr.8410 dhe Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në prillin e këtij viti ndërmjet ish-Kryetares së KKRT-së, znj.Mesila Doda dhe dy drejtuesve kryesorë të KQZ-së, Ristani e Subashi. Raportet e mbikqyrjes së emisioneve informative të medias, që u publikuan rregullisht nga Bordi, në kohën e duhur dhe pa probleme, qenë fryt i përdorimit të një teknologjie të re në një Studio Monitorimit të rinovuar plotësisht , që siguroi shpejtësi dhe saktësi në nxjerrjen e të dhënave.
Gjatë fushatës elektorale u vëzhguan gjatë transmetimeve të tyre, të gjithë televizionet kombëtarë si dhe ata lokalë, sinjali i të cilave arrinte në Tiranë.  Për shkak të numrit të tyre tyre jo të vogël, u pa i nevojshëm shtimi i personelit teknik; si rrjedhim, në mbështetje të specialistëve të Bordit, u vunë edhe specialistët e KKRT-së, për të përfunduar me sukses atë proces të rëndësishëm të kërkuar nga ligji.
Tashmë, Studioja e Monitorimit të KKRT-së dhe specialistët e saj i janë rikthyer plotësisht normalitetit, nxjerrjes së raporteve mujore të monitorimit duke shfrytëzuar kapacitetet e reja teknike.


Zëdhënësja
Armanda Shtëmbari
 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan