Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
20.10.2009 Në lidhje me vazhdimin e masave të marra në luften kundër piraterisë në fushën e transmetimeve televizive Print E-mail
Mbështetur në ligjin nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar,  Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, ka vazhduar luftën kundër piraterisë në transmetimet radiotelevizive.

Gjatë javës së kaluar, (12-19 tetor 2009), Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka organizuar inspektime në disa prej subjekteve televizive kabllore dhe analoge, me shtrirje në të gjithë teritorin e vendit, duke synuar monitorimin e respektimit të të drejtave të transmetimit.

Nga inspektimet e kryera, u vërejtën disa shkelje nga operatorë të ndryshëm televizivë, ndaj të cilëve, në përputhje me legjislacionin ne fuqi, u vendosën 5 sanksione me gjobë, ndaj operatoreve kabllore në rrethet Vlorë, Lezhë, Elbasan.
Gjithashtu, ndaj operatoreve te tjerë kabllore dhe analoge të inspektuar, janë vendosur 10 sanksione me paralajmërim.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, është i vendosur të forcojë më tej luftën kundër piraterisë në tregun e medias elektronike.

KKRT kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë operatorëve rtv,  në minimizimin e piraterisë në transmetimet radiotelevizive.
 
projekt
rtshtop-tvklan