kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
22.12.2009, Njoftim për shtyp Print E-mail
Sot, më datë 22.12.2009, ora 13 00, nën drejtimin e Kryetares, Znj. Endira Bushati, u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit .

Sipas rendit të ditës, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori në shqyrtim kërkesat për licencime e rilicencime, si dhe pavlefshmërinë e licencave te disa  subjekteve radiotelevizive.

Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit konstatoi mangësi në plotësimin e dokumentacionit nga ana e subjekteve dhe, në kuadër të zbatimit rigoroz të kërkesave ligjore në fushën e licencimit, u vendos që t’u kërkohet këtyre subjekteve plotësimi i dokumentacionit.

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, gjithashtu, mori dhe vendimet e mëposhtme:
  1. Vendim “ Për mosrinovimin e licencës për subjektin TV Arbëria”.
  2. Vendim “Për pavlefshmërinë e licencës së televizionit kabllor DI-TV”.
  3. Vendim “Për pezullimin e shqyrtimit të kërkesës për rinovim të licencës së radios “House of Arts”, të subjektit “House of Arts Radio Television”.
 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan