kryetaria-dr-endira-bushati
Kryetarja e KKRT-së
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
26.01.2010, Bashkëpunim me palën franceze në fushën e medias Print E-mail
Më 26 janar 2010, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, znj. Endira Bushati, priti atasheun rajonal të bashkëpunimit për median të Ambasadës Franceze në Serbi z. Mishel Willefert, këshilltarin për bashkëpunim kulturor të Ambasadës Franceze në Shqipëri, z. Raymond Chaffort, si dhe atasheun e bashkëpunimit, po të Ambasadës Franceze në Shqipëri, znj. Azra Hasanovic.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe sugjerime mbi probleme të ndryshme të fushës, mbi detyrimet që lindin për kalimin nga sistemi analog i transmetimeve radiotelevizive në atë numerik (dixhital) etj.
Gjithashtu, znj. Bushati informoi palën franceze për përpjekjet që po bëhen si për hartimin e një ligji të ri për transmetimet audiovizuale, ashtu edhe për hartimin e strategjisë së dixhitalizimit.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet KKRT-se dhe institucionit homolog francez (Conseil Supérieur de l’Audiovisuel).
Nga pala franceze u shpreh gatishmëria për të asistuar me ekspertizë teknike, si dhe për  shkëmbimin e vizitave reciproke të punës. Për të konkretizuar këto marrëdhënie, u ra dakord të përgatitej një memorandum bashkëpunimi ndërmjet KKRT-së dhe institucionit homolog francez (Conseil Supérieur de l’Audiovisuel).
 
Albanian
button-kkrt-327-pixel-final
projekt
rtshtop-tvklan