 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
| |
|
|
|
|
|
29.01.2010, Njoftim për shtyp |
|
|
Ditën e premte, më datë 29.01.2010, ora 10 00, nën drejtimin e Kryetares, znj. Endira Bushati, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit .
Sipas rendit të ditës, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori në shqyrtim propozimin për disa ndryshime në rregulloren “Për procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë” si dhe relacionet mbi monitorimet e disa operatorëve.
Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori vendimet e mëposhtme:
- Vendim për miratimin e rregullores “Për procedurat e licencimit dhe rilicencimit të operatorëve privatë radio e televizivë” (Kjo rregullore do të publikohet së shpejti në faqen e internetit të KKRT-së).
- Vendim “Për miratimin e sanksionit të paralajmërimit për televizionet vendore të monitoruara gjatë muajve nëntor–dhjetor 2009”. Për mosrespektim të neneve 49-58 (Reklamat) dhe 59-63 (Sponsorizimi) të ligjit nr. 8410, datë 30.09.19981998 "Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar, u paralajmëruan:
Tv “Kristal Plus” dhe “Magic”Tv (Korçë); “Egnatia” Tv dhe Tv “Skampa” (Elbasan); Tv “Amantia”, Tv “6+1”, Tv “Fokus” (Vlorë); Tv “4 Plus”, dhe “Margit” TV (Lushnjë); Tv Apollon” dhe Tv “Kombi” (Fier); Tv “1 Channel”, Tv “Blue Skay”, Tv “Rozafa” dhe Tv “Kopliku” (Shkodër).
Gjithashtu, po për operatorët e mësipërm televizivë, për verifikimin e respektimit të neneve 40/1 dhe 40/2 të ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 "Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar, u vendos të fillojë hetimi administrativ.
- Vendim për miratimin e sanksionit me gjobë në masën 200 000 ( dyqindëmijë ) lekë ndaj subjektit “Digitalb” për shfaqjen pa të drejtat e transmetimit të filmave: “Shall we dance” dhe “Mission to Mars”.
- Vendim për miratimin e sanksionit me gjobë në masën 1 000 000 ( njëmilion ) lekë ndaj subjektit “TRING” për shfaqjen pa të drejtat e transmetimit të filmave: “Sin City”, “White Chicks”, “Gone Baby Gone”, “You don’t mess with Zohan”, “Pineapple Expres”, “Hitch”, “Lord of the War”, “Step Brather”, “Ghost”, dhe “Shottas”.
- Vendim për miratimin e sanksionit me gjobë në masën 1 000 000 ( njëmilion ) lekë ndaj subjektit “House of Arts” për dalje në transmetim pa autorizimin apo licencimin e KKRT-së të “Radio House of Arts”.
- Vendim për miratimin e sanksionit me gjobë në masën 1 000 000 ( njëmilion ) lekë ndaj subjektit kabllor “TV Butrinti” për dalje në transmetim pa autorizimin apo licencimin e KKRT-së.
- Vendim “Për organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë privatë televizivë kabllorë” (për zonat:
Fshati “Afrim i Ri” në komunën Qendër (Fier). Bashkitë: Durrës, Kavajë, Lushnjë, Elbasan. Komuna: Shirgjan dhe Funar. Komuna Frakull. Komuna Gradishtë, fshati Fier-Shegan. Komuna Mbrostar dhe qyteti Patos i Vjetër.) |
|
|
|
|
|