 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
| |
|
|
|
|
|
02.03.2010, MBI PËRFUNDIMET E MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË ETIKËS |
|
|
Mbledhja e Këshillit të Etikës pranë KKRT-së (kryetar: Fatos Lubonja, anëtarë: Remzi Lani, Bashkim Hoxha), e zhvilluar më datën 2 mars 2010, mori në shqyrtim respektimin e normave të etikës në programet radiotelevizive.
Diskutimet u përqendruan në rolin që duhet të ketë Këshilli i Etikës dhe mënyrën e funksionimit të tij sipas Projektligjit të ri për Median në Shqipëri, përfshirë edhe legjitimitetin e Kodit të Etikës së Medias Shqiptare. Gjithashtu u diskutuan rastet e raportimeve jo profesionale për dhunën në familje (emisioni “Fiks Fare” në Top Channel), shkeljet e përsëritura të etikës në emisionin “ Zonë e lirë” (Vizion Plus) , shkeljet e ligjit në “Chat direkt” (BBF), si dhe mënyrat e komunikimit me operatorët radiotelevizivë për këto çështje.
|
|
|
|
|
|