Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë "PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË VJETORE TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË RADIOS DHE TELEVIZIONIT PËR VITIN 2009" Print E-mail
Kuvendi i Shqipërisë, në përputhje me nenin 103 të Rregullores së Kuvendit dhe me ligjin nr. 8410, datë 30.9.1998  „Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar, pasi u njoh me raportin vjetor të  Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për vitin 2009,  vëren se:
  • Veprimtaria e KKRT-së është ushtruar në përputhje me kërkesat e ligjit nr.8410, datë 30.9.1998 „Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë“ , të ndryshuar.
  • KKRT-ja ka arritje të dukshme në zbatimin e kërkesave të Kuvendit të Shqipërisë“.

Kuvendi vlerëson se:

  • KKRT-ja  gjatë vitit 2009 ka bërë përpjekje maksimale për të rritur efiçencën e punës së saj duke kontribuar në rritjen e cilësisë së shërbimit të radios dhe televizionit dhe në mbrojtje të interesave të operatorëve dhe konsumatorëve.
  • KKRT-ja ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme dhe ka vendosur sanksione ndaj shkelësve të ligjit, duke rritur në këtë mënyrë garancinë për një konkurrencë të ndershme.
  • KKRT-ja ka hartuar projektstrategjinë e kalimit nga sistemi analog në atë numerik.

Kuvendi kërkon nga KKRT-ja:

  • Marrjen e masave për kalimin sa më të shpejt në transmetimet numerike
    brenda afatit të përcaktuar nga Qeveria.
  • Rritjen e efikasitetit ndaj luftës kundër piraterisë televizive.
  • Zbatimin me rigorozitet të ligjit ndaj operatorëve që transmetojnë programe të propagandës së diktaturës komuniste.
  • Zbatimin e etikës në transmetimet televizive, respektimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
  • Respektimin e shpenzimeve të planifikuara.
  • Të ushtrojë ndikimin e saj tek operatorët radiotelevizivë për realizimin e programeve të veçanta për emigrantët, sidomos për mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e trashëgimisë historiko-kulturore.
  • Të marrë pjesë aktive në diskutimin e projektligjit të ri “Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë“.

Kuvendi nxit:

  • Bashkëpunimin e efektshëm të organeve të tjera shtetërore, si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e përgjithshme e Përmbarimit, për të siguruar zbatimin e ligjit.

29 prill 2010
 
projekt
rtshtop-tvklan