Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
29 prill 2010, Kuvendi i Shqipërisë miraton Rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për vitin 2009” Print E-mail
Në rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për vlerësimin e punës së Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për vitin 2009, konstatohet, ndër të tjera, se KKRT-ja ka arritje të dukshme në zbatimin e kërkesave të Kuvendit të Shqipërisë dhe ka bërë përpjekje maksimale për të rritur efiçensën e punës së saj duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimit të radiove dhe televizioneve dhe në mbrojtjen e interesave të operatorëve dhe konsumatorëve.
Njëkohësisht, rezoluta kërkon nga KKRT-ja marrjen e masave për kalimin sa më të  shpejtë në transmetimet numerike brenda afatit të përcaktuar nga Qeveria; rritjen e efikasitetit ndaj luftës kundër piraterisë televizive; zbatimin me rigorozitet të ligjit ndaj operatorëve që transmetojnë programe të propagandës dhe diktaturës komuniste; zbatimin e etikës në transmetimet televizive, respektimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; të ushtrojë ndikimin e saj tek operatorët radio-televizivë për realizimin e programeve të veçanta për emigrantët, sidomos për mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e trashëgimisë historiko-kulturore, etj.

Në faqen e internetit të KKRT-së mund të lexoni tekstin e plotë të kësaj Rezolute dhe të Raportit të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për veprimtarinë e zhvilluar gjatë vitit 2009, paraqitur nga Dr. Endira Bushati, kryetare e KKRT-së.
 
projekt
rtshtop-tvklan