Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
KKRT në takimin e 31-të EPRA-s Print E-mail
12-14 Maj 2010, Kryesuar nga Dr. Endira Bushati, kryetare e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, një grup pune i këtij institucioni mori pjesë në mbledhjen e 31-të të EPRA-s (Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore), që u zhvillua prej datës 12 deri në 14 maj 2010 në Barcelonë (Spanjë).

Në këtë veprimtari morën pjesë 151  pjesëtarë, përfaqësues të 52 organizatave anëtare nga 44 vende të Evropës, përfshirë edhe vëzhgues nga Observatori i Radios dhe Televizionit Evropian si dhe nga Komisioni Evropian. Krahas shkëmbimit të përvojave, në takim u trajtuan me theks të veçantë çështje që lidhen me pozicionimin më të efektshëm të enteve rregullatore të Evropës (KKRT-ja është një prej tyre). Vëmendje iu kushtua mbrojtjes së të miturve nga programet që ofrojnë shërbimet me kërkesë; trajtimit të ankesa lidhur me përmbajtjen e disa programeve radiotelevizive dhe sanksioneve që duhen vendosur ndaj operatorëve në raste flagrante; rregullimit të reklamave, veçanërisht, pas impaktit të shkaktuar prej direktivave të AVMS-së, e cila heq disa kufizime të mëparshme etj.

EPRA është  krijuar në prill të 1995 në Maltë me qëllimin e krijimit të mundësisë së takimeve të rregullta joformale të autoriteteve rregullatore të vendeve pjesëmarrëse për të shkëmbyer informacion rreth rregullimit mediatik kombëtar dhe evropian, si dhe për të diskutuar zgjidhjet praktike të problemeve ligjore të lidhura me interpretimin dhe  aplikimin e rregullimeve mediatike. Shqipëria është anëtare e EPRA-s që nga viti 2001.
 
projekt
rtshtop-tvklan