 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit
Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.
| |
|
|
|
KKRT- ja në samitin rajonal mbi Dividendin Digital |
|
|
Më 16 - 17 qershor 2010 në Beograd u zhvillua samiti i vendeve të Evropës Juglindore mbi Dividendin Digital. Organizatorët e samitit ishin Ministria e Telekomunikacioneve dhe Shoqërisë së Informacionit të Republikës së Serbisë dhe Shoqata GSM (GSM Association). Ftesa i drejtohej vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve të tyre, si: Austria, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Italia, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Turqia. Të ftuar qenë, gjithashtu, edhe përfaqësues të nivelit të lartë nga Komisioni Evropian, të organeve të tjerë të Qeverisë Evropiane, si dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe të industrisë. Shqipëria përfaqësohej prej një delegacioni të KKRT-së, kryesuar nga Dr.Endira Bushati, kryetare e këtij institucioni, si dhe nga përfaqësues të AKEP-it dhe të Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.
Në takim u shqyrtua përqasja e unifikuar lidhur me Dividendin Digjital të së ardhmes në rajonin e Evropës Juglindore, si dhe mundësitë e përfitimit maksimal prej të gjitha shteteve të përfshira. Samiti diskutoi në veçanti: sigurimin e një përqasjeje të unifikuar për Dividendin Digital në linjë me Bashkimin Evropian; maksimizimin e impaktit ekonomik dhe social të mobilit me bandë të gjerë, duke përdorur Dividendin Digital; opsionet për shfrytëzimin e Dividendit Digital; shmangien e interferencës me sistemet e Aeronautikës, analizën e zhvillimeve të fundit politike dhe teknologjike.
Dividendi Digital përmbledh një pjesë të frekuencat që lirohen nga kalimi prej transmetimeve analoge në ato numerike, të cilat ofrojnë një mundësi të rrallë për shërbime më të mira komunikimi. Me qëllim që të shfrytëzohet më mirë kjo mundësi, KKRT-ja duhet të jetë e përgatitur për një riplanifikim të frekuencave numerike në breza më poshtë brezit të caktuar për Dividendin Digital. Një përqasje e harmonizuar e përdorimit të Dividendit Digital do të mundësojë inovacionin, pajisje dhe shërbime më të mira e më të përballueshme ekonomikisht dhe do të rrisë përfitimin e këtyre shërbimeve edhe për Shqipërinë. |
|
|
|
Televisioni Dixhital i Europës Juglindore (SEE Digi TV)”
|
|