Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
30.08.2010, NJOFTIM PËR SHTYP Print E-mail
Ditën e premte, më datë 27.08.2010, ora 10 00, nën drejtimin e Kryetares Endira Bushati, u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit.

Sipas rendit të ditës, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori në shqyrtim projektvendimet përkatëse, që lidhen me miratimin e projekt-buxhetit të KKRT-së për vitit 2011, shqyrtimin e sanksioneve me gjobë ndaj disa subjekteve, shqyrtimin e kërkesave për ndryshimin e emrit të disa subjekteve radiofonike, shpalljen e konkurrimit të kandidatëve për operatorë privatë vendore, si dhe propozimin për ndryshimin e vendimit “Mbi tarifat për transmetimet RTV”.

Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit  mori një sërë vendimesh, si më poshtë:

  • Vendim “Për miratimin e Projektbuxhetit te vitit 2011“.
  • Vendim “Për një ndryshim në Vendimin nr.274, datë 30.04.2004 “Mbi tarifat për transmetimet RTV”
  • Vendim “Mbi vendosjen e sanksionit me gjobë ndaj subjektit televiziv privat vendor “TV Planet”, në masën 3% të xhiros vjetore të të ardhurave për vitin 2009, në masën 334.500 lekë.”
  • Vendim “Për ndryshimin e sanksionit me gjobë në sanksion paralajmërimi për operatorin radiofonik privat vendor “B-94”.
  • Vendim “Për ndryshimin e sanksionit me gjobë nga 600.000 lekë në 200.000 lekë për subjektin televiziv privat “TV Kabllor Multivizion”.
  • Vendim “Për miratimin e kërkesës së subjektit “Media Nord” Sh.A, për ndryshimin e emrit (logos) së radios private vendore nga “Radio One” ne “Radio Grant”
  • Vendim “Për miratimin e kërkesës së subjektit “Dynamics Sound” Sh.p.k., për ndryshimin e emrit të radios private vendore nga “Radio B-94” ne “Eagle Radio”
  • Vendim “Për organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë privatë radiofonikë vendore për prefekturën Durrës”.
 
projekt
rtshtop-tvklan