|
Aplikimet për operatorë privatë televizivë analogë vendorë për kanalin 44 UHF |
|
|
|
Në mbështetje të nenit 21 të ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, KKRT njofton, se afati i paraqitjes së dokumentacionit të aplikimit për operatorë privatë televizivë analogë vendorë për kanalin 44 UHF të shpallur për në datën 08.09.2011, ora 10.00 shtyhet për në datën 15.09.2011 ora 10:00.
Aplikimet për operatorë privatë televizivë analogë vendorë do të hapen më datë 15.09.2011, ora 10.00, në ambientet e KKRT-së ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit. |
|