 Kryetarja e KKRT-së Dr. Endira Bushati
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit
Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.
| |
|
|
|
NJOFTIM PËR MEDIA, Tiranë më 02.12.2011 |
|
|
|
KKRT-ja ka vizionuar emisionin “Zonë e Lirë”, të transmetuar në TV Klan, më 25 nëntor 2011 prej orës 21.05 të kësaj date deri në 01.15 të mesntaës. Vizionimi u ndërmor nga Drejtoria e Programeve në KKRT, konform detyrave funksionale të parashikuara në ligj pas ankesave të shumta të mbërritura nga qytetarët. Nga ky vizionim i detajuar u vu re se gjatë programit janë shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive. Neni 36, i ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, përcakton se: “Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, ... të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve... gjuhën dhe kulturën shqiptare...”. Nisur sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, konstaton sa vijon: - Në emisionin “Zonë e lirë”, janë cënuar rëndë normat morale dhe etike të komunikimit televiziv.
- Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cënojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja.
- Nëpërkëmbja e Kodit të Etikës dhe vlerave morale, në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse nga drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, z. Arian Çani, bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, konkretisht me nenin 36, të cituar më lart.
KKRT i tërheq vëmendjen drejtuesit të emisionit, lidhur me shkeljet e sipërmendura dhe njëkohësisht i kërkon subjektit televiziv TV KLAN të merren masat në vijim për respektimin e normave morale e etike si dhe të standarteve të komunikimit në të gjithë programet e transmetuara televizive. |
|
|
|
Televisioni Dixhital i Europës Juglindore (SEE Digi TV)”
|
|