|
NJOFTIM PËR MEDIAT, Tiranë më 30.12.2011 |
|
|
|
Ditën e premte, më datë 30.12.2011, nën drejtimin e Kryetares, Dr.Endira Bushati, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori vendimet, si më poshtë :
- Sanksion me paralajmërim:
“Radio 1”; “TV Kabllor Danja”; “TV Kabllor KL-ED ”; “TV Kabllor Orikum”. “TV Planet”;
- Sanksion me gjobë:
“TV Koha”; në masën 800.000 lekë “Nesër TV”; në masën 800.000 lekë “TV Vizion+”; në masën 200.000 lekë ” TV Kabllor Kukësi”; në masën 200.000 lekë
- “Vendim për ndryshimin e të dhënave sipas kërkesës së subjektit:
“Egnatia televizion sh.a” për “Club Tv”; “Radio Eurostar Music sh.p.k” për “Radio Euro Star Music”;
- Vendim: “Për organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë televiziv privat kabllorë”
- Vendim: “Për organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë radiofonik privat vendorë”
|
|