|
NJOFTIM PËR MEDIAT, Tiranë më 27.01.2012 |
|
|
|
Ditën e premte, më datë 27.01.2012, nën drejtimin e Kryetares, Dr.Endira Bushati, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit mori vendimet, si më poshtë :
- Mori në shqyrtim ankesën dhe rrëzoi gjobën e vendosur ndaj subjektit televiziv “Top Channel”.
- Mori në shqyrtim ankesën e A1 TV, dhe nuk mori një vendim, mbi gjobën e vendosur. Ju drejtua subjektit për paraqitjen e dokumentacionit.
- Sanksion me paralajmërim:
“TV Kabllor Ir-Gen”; “TV A1”; “TV Koha ”;
- Sanksion me gjobë:
“TV Kabllor Tepelena Sat”; në masën 300.000 lekë; “TV Koha”; në masën 300.000 lekë;
- Rinovim liçense subjektit:
“TV me Kabell KL-ED” ; “Radio AS” ; “Radio Idea” ; “TV Bajram Curri” ; “TV Era” ;
- Mori vendimin “Për një ndryshim në buxhetin e KKRT-së, për vitin 2012.
- Mori vendim “ Mbi saktësimin e zonës së licencimit të subjektit televiziv privat vendor, TV ORA”.
- Vendim: “Për organizimin e konkurrimit të kandidaturave për operatorë televiziv privat dhe Tv kabllorë”.
- Miratoi vendimin për zgjedhjen e Këshillit të Etikës.
|
|