Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
NJOFTIM PËR MEDIA, Tiranë më 02.02.2012 Print E-mail

Drejtoria e Programeve në KKRT, mbështetur në detyrat funksionale të parashikuara në ligj, nisur nga rekomandimi i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, ka vizionuar një reklamë për internetin 3G, të kompanisë celulare AMC. Reklama e sipërpërmendur, është në transmetim nga disa operatorë televizivë.

Këshilli i Etikës pranë KKRT-së, pas shqyrtimit të detajuar të pamjeve dhe tekstit të reklamës, arriti në përfundimin se  në përmbajtjen dhe mesazhin e kësaj reklame teprohet me një lojë të detyruar, me veprime dhune, që mund të çojë në nxitjen e akteve e veprimeve të dhunshme te teleshikuesit, veçanërisht te fëmijët dhe moshat e reja. Kjo reklamë nuk respekton dispozitat e ligjit nr. 8410, dt. 30. 09. 1998, “Për Radion dhe Televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 55 pika 2, ku përcaktohet se: “Nuk lejohet të transmetohen në radio dhe televizion reklamat që nxisin... dhunën”, si dhe neni 56, paragrafi 1, ku ndalohen reklamat “ ...që nxisin sjellje, të cilat rezikojnë shëndetin dhe zhvillimin normal psikik të fëmijëve.”

Për sa më sipër, KKRT-ja u kërkon të gjithë operatorëve radio-televizivë ndëprerjen e mënjëhershme të transmetimit të reklamës për internetin 3G, të kompanisë celulare AMC.

 
projekt
rtshtop-tvklan