Albanian
kryetaria-dr-endira-bushati

Kryetarja e KKRT-së

Dr. Endira Bushati

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit

Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë është krijuar Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT), i cili është organizëm i pavarur, që vepron në bazë e për zbatimin e dispozitave të ligjit 8410, i ndryshuar.

arkiva-red

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
Paketa e aktiviteteve Print E-mail

Kuadri Ligjor

Në këtë kuadër puna do të përqëndrohet në hartimin e udhëzuesve  rajonale për digitalizimin që do të përafrohent me legjislacionin e BE-së dhe implementimin e tyre brend kudrit ligjor kombëtar. Dokumentat do të paraqesin opsionet për shfrytëzimin e dividentit digital në rajon dhe udhëzimet për vendosjen e shërbimeve të reja të transmetimeve të cilat duhet të zvogëlojë hendekun digital.

Produktet e kuadrit ligjor:

  • Analizimi i kuadrit ligjor ekzistues
  • Përpunimi i udhëzuesve rajonalë
  • Implementimi i udhëzuesve rajonalë
  • Zhvillimi i udhëzuezve mbi përdorimin e dividentit dixhital
  • Përpunimi i udhëzuesve të kuadrit të financimit


Kuadri Teknik

Në këtë kuadër puna do të fokusohet në aspektet teknike të digitalizimit dhe përdorimin e mundshëm të dividentit digital. Ndikimi i përdorimit të teknologjive të ndryshme të transmetimit, do të vlerësohet duke marrë parasyshë planifikimin e kapacitetit/shërbimit (vendosjen e programi, llojet e shërbimit) kohën e kalimit në transmetimet numerike, përmirësimet e ardhshme dhe pranimin nga konsumatori në mënyrë që të shmanget fragmentimi teknik i transmetimeve digitale në rajon. Do të zhvillohen një sërë rekomandimesh teknike për përdorimin e pajisjeve të transmetimit.

Produktet e kluadrit teknik;

  • I udhëzuesve strategjik për pozicionimin e teknologjinë
  • Zhvillimi i marrësve specifik rajonalë dhe testet e përshtatjes
  • Aktivitete teknike për të ulur hendekun e dividentit dixhital

Kuadri Ekonomik

Aspektet ekonomike të procesit të kalimit nga transmetimi analog në atë numerik, janë esenciale kur zbatohen paketat e tjera të punës, të tilla si kuadri legjislativ dhe kuadri teknik. Duhet të adresohen vendime të rëndësishme në lidhje me tregun: të tilla si mundësitë për zhvillimin e tij dhe marketingu i shërbimeve ekzistuese dhe të reja. Ndër aktorët më të rëndësishëm në këtë proces janë ofruesit e shërbimeve dhe operatorët e rrjeteve të cilët, kërkojnë mundësinë e zhvillimit të bizneseve të tyre.

Produktet e kuadrit ekonomik;

  • Analizimi i strategjive kombëtare të dixhitalizimit
  • Zhvillimi i udhëzuesve rajonalë për strategjitë e dixhitalizimit
  • Pyetsor ekonomik mbi implementimin e shërbimeve të reja
  • Pyetsor mbi  mundësitë e përdorimit të dividentit dixhital


Kuadri i ndërgjegjësimit publik

Në këtë kuadër ndërgjegjësimi I konsumatorit është një faktor vendimtar, i cili përcakton  procesin e dixhitalizimit ose cdo proces tjeter që lidhet me futjen e sherbimeve dhe teknologjive te reja. Prandaj, programi i ndërgjegjësimit publik I cili duhet të informojë dhe edukojë konsumatorët dhe përdoruesit rreth vazhdimësisë së digitalizimit dhe veprimet e nevojshme, duhet të jetë I  planifikuar me kujdes. Partnerët duhet të ndajnë eksperiencat dhe praktikat më të mira në projektimin efektiv të fushatave ndërgjegjësuese. Bazuar në eksperiencat e përbashkëta ata duhet të zhvillojne një sërë mjetesh promovimi efektive për  ndërgjegjësimin e publikut.

Produktet e kuadrit të ndërgjegjësimit publik:

  • Përgatitja e udhëzuesve të fushatave të informamit
  • Përgatitja e planit të komunikimit me konsumatorin
  • Përgatitja e programit të edukimit të konsumatorit
  • Zhvillimi i mjeteve dhe metodave për matjen e ndërgjegjësimit publik

 

 
projekt
rtshtop-tvklan