Kryetarja e KKRT
Dr. Endira Bushati

BASHKËPUNIMI

logo-epralogo_rirmebu_logo
itu-official-logo_75navi_obs
Aktet Finale të Konferencës Rajonale të Radiokomunikacionit Print E-mail

Sesioni i parë i Konferencës Rajonale të Radio-Komunikacionit për planifikimin e shërbimit të transmetimit tokësor numerik në pjesët e Rajoneve 1 dhe 3, në bandat e frekuencave 174-230 MHz dhe 470-862 MHz (Gjenevë 10 – 28 maj 2004) miratoi një Rezolutë COM5/2 (RRC-04), me anë të së cilës i rekomandoi Këshillit të ndryshonte Rezolutën 1185 (e ndryshuar, 2003) me synimin e mbledhjes së sesionit të dytë të RRC-së.

Në sesionin e vitit 2004, Këshilli vendosi me anën e Rezolutës 1224, që Sesioni i Dytë i RRC-së të mblidhet në Gjenevë nga 15 maji deri në 16 qershor 2006, dhe vendosi axhendën e tij. Axhenda, datat dhe vendet e Konferencës u miratuan nga shumica e kërkuar e shteteve anëtare të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit nga Sfera e Planifikimit.

"RRC-06" u mblodh në Gjenevë në periudhën e parashikuar dhe punoi mbi bazën e axhendës së miratuar nga Këshilli. Ai miratoi Marrëveshjen Rajonale në lidhje me planifikimin e shërbimit të transmetimit tokësor numerik në Rajonin 1 (pjesë të Rajonit 1 që ndodhet në perëndim të meridianit 170° E dhe në veri të paralelit 40° S, përveç territorit të Mongolisë) dhe në Republikën Islamike të Iranit, në bandat e frekuencës 174-230MHz dhe 470-862 MHz (Gjenevë, 2000) si dhe Rezolutat përkatëse që ndodhen në këto Akte Finale.

Delegatët që nënshkruajnë këto Akte Finale, të cilët i nënshtrohen aprovimit nga autoritetet e tyre kompetente, deklarojnë që nëse një shtet anëtar i Bashkimit bën rezerva në lidhje me zbatimin e një ose më shumë dispozitave të kësaj Marrëveshjeje Rajonale, asnjë shtet anëtar nuk është i detyruar të respektojë atë dispozitë apo ato dispozita në lidhje me atë shtet anëtar të veçantë.

Shkarkoni materialin e plotë të Akteve Finale të Konferencës Rajonale të Radiokomunikimit për planifikimin e shërbimit numerik të transmetimit tokësor në pjesët e Rajoneve 1 dhe 3, në bandat e frekuencës 174-230 MHz dhe 470-862 MHz (RRC-06). Materiali është në format .DOC i zipuar. Për ta lexuar atë ju duhet "MS WORD" ose "Open Office Org", të cilin mund ta shkarkoni falas nga www.openoffice.org.

zip Aktet Finale të Konferencës Rajonale të Radiokomunikacionit 3.96 Mb

 
Albanian
dhixhitalizimi_jepni-mendimin-tuaj-3
projekt
rtshtva top-tvklan